Planet strategjike në Ballkan u prishën për Moskën

Planert strategjike të Moskës në Ballkan po dështojnë thotë Think Tanku me seli në Londër, IISS, njofton TCH, përcjell Portalb.mk.

Duke hedhur poshtë pretendimet e lëshuara në mediat britanike e ato perëndimore se “retë e luftës po grumbullohen sërish mbi Ballkan”, Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike thekson se rreziku më i madh nuk është ky, por depërtimi i Rusisë në rajon. Të shënjestruar prej Moskës për tu kthyer në vende mike janë: Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Maqedonia.

Në ndjekjen e këtij objektivi është krijuar ngadalë një rrjet mediash dhe organizatash pro-ruse në mbarë rajonin. 109 të tilla ekzistojnë vetëm në Serbi, në Maqedoni ka rreth 30, ndërsa është punuar për të ushqyer dhe relatat me partitë serbe, VMRO-DPMNE-në në Maqedoni dhe Frontin Demokratik opozitar të Malit të Zi.

Mekanizmat kryesore ruse të influencës në Ballkan përfshijnë faqe interneti të cilat promovojnë dhe mbulojnë në lavde Vladimir Putinin e fuqinë eushtarake të Rusisë, duke i bërë jehonë linjës zyrtare të Russia Today dhe Sputnik.

Megjithatë rezultatet e kësaj fushate sipas IISS kanë qënë larg atyre të dëshiruara prej Moskës. Në Maqedoni, VMRO-ja u detyrua të lërë pushtetin ndërsa Mali i Zi u bë pjesë e aleancës veri-atlantike, pavarësisht kundërshtimit të tërbuar të Kremlinit.

Për rrjedhojë, pothuajse i gjithë bregu verior i Mesdheut, nga Gjibraltari deri në kufirin sirian është tani nën kontrollin e NATO-s, vazhdon Think Tanku, dhe flota ruse do të ketë të pamundur qasjen e shumëdëshiruar në facilitetet portuale të Malit të Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button