Bejta: Barazia gjinore vetëm me liri, barazi, demokraci dhe drejtësi të vërtetë

Grupacioni i grave afariste të Odës së Maqedonisë Veri – Perëndimore në koordinim me Shoqatën e grave “Women 4 Women”, nga Prishtina e Republikës së Kosovës, të enjten  realizuan takim me afaristët e Komunës së Gostivarit.

Nikoqir i aktivitetit ishte Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i cili pasi përshëndeti të pranishmet dhe pasi i falënderoi që zgjodhën qytetin e Gostivarit për të realizuar aktivitetin, vuri në dukje që: “Liria, barazi, demokracia dhe drejtësia e vërtetë janë rruga e vetme dhe pa alternativë e barazisë së vërtetë gjinore”.

“Në shtetet e Ballkanit ende mungon liria, barazi, drejtësia dhe demokracia e vërtetë. Kur do të kemi liria, barazi, drejtësia dhe demokracia të mirëfilltë, do të kemi edhe barazi të mirëfilltë gjinore. Dhe kur do të arrijmë deri te kjo shkollë, besoni që gjinia femërore do të udhëheq me institucionet e shtetit dhe bizneset”, tha mes tjerash Kryetari Bejta, duke shtuar që: “Në Komunën e Gostivarit kemi shumë femra drejtues Sektorësh dhe Departamentesh. Nuk kam asnjë vërejtje për punën e tyre, janë më të ndjeshme dhe punën e marrin me shumë seriozitet”.

Në takim u prezantuan aktivitetet e grupacionit të grave afariste të Odës së Maqedonisë Veri – Perëndimore, veprimtaria e anëtareve të grupacionit si storje suksesi, si dhe prezantimi i Shoqatës së grave “Women 4 Women”.

Pjesë e delegacionit ishin 50 pjesëmarrëse nga Republika e Kosovës, përfaqësues nga Sektori Afarist dhe Joqeveritar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button