“Lëre tabletin, zbrit poshtë përpara ndërtesës”: Projekt i LSDM-së për kthimin e “jetës së mëhallës”

Organizata komunale e LSDM-së në Qendër, ka filluar me projektin “lëre tabletin, zbrit poshtë përpara ndërtesës”, njofton Portalb.mk.

Nga partia thonë se bëhet fjalë për aktivitet, i cili ka për qëllim që të kthehet “jeta e mahallës”, në zonën qendrore të qytetit dhe parqet përsëri të mbushen me fëmijë.

“Jetojmë në erën e digjitalizimit dhe kompjuterizimit të plotë. Fëmijët e tonë plotësisht janë të “robëruar” përpara ekraneve të televizioneve, kompjuterëve, tabletëve dhe telefonave. Pjesa më e madhe, madje fare nuk e kanë ndjerë erën e “jetës së mëhallës”, lojërat deri në orët e vona të verës. Shoqria e shëndoshë ndërtohet që nga këmbët e vogla. Fëmijët tanë janë investimi më i madh”, thuhet në kumtesë.

Nga LSDM Qendër, do të organizojnë një sërë aktivitetesh në kuadër të verës, të cilat do të jenë enkas për më të rinjtë e Komunës Qendër, por janë të mirëseardhur edhe fëmijë nga pjesë të tjera të qytetit dhe shtetit.

Ngjarja e parë është organizuar në parkun e lagjes Kapishtec. Bëhet fjalë për punë vizatimore në qiell të hapur, në të cilën janë siguruar ngjyra, feltë dhe të gjitha mjetet për vizatim dhe ngjyrosje.

Aktivitet do të jenë gjatë ditëve të punës, në orët e pasdites.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button