Presidenti Thaçi viziton arbëreshët në Kalabri të Italisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare te arbëreshët në Kalabri të Italisë. Në rajonin e Kalabrisë, presidenti Thaçi do të takojë Prefektin e Kozencës, Gianfranco Tomao, Presidentin e Provincës së Kozencës, Franco Iacucci, Kryetarin e Bashkisë së Kozencës, Mario Occhiuto dhe kryetarët e tjerë të Bashkive Arbëreshe të Kalabrisë.

Gjatë qëndrimit në Kozencë, presidenti do të bëjë homazhe te monumenti i Skënderbeut dhe do ta vizitojë edhe Kishën Arbëreshe. Gjithashtu, ai do ta vizitojë edhe Universitetin e Kalabrisë, ku do ta takojë rektorin, profesorët dhe studentët shqiptarë.

Pas vizitës në Universitetin e Kalabrisë, presidenti Thaçi do ta takojë edhe Ipeshkvin e Dioqezës Arbëreshe të Ungrës, Imzot Donato Oliverio.

Ndërsa, pasdite, në fshatin arbëresh të Shën Sofisë (Santa Sofia d’Epiro), presidenti do ta takojë edhe komunitetin arbëresh dhe Kryetarin e Bashkisë, Gianfranco Ceramella. Gjatë qëndrimit në këtë provincë të Kozencës, në Kolegjin Arbëresh të Shën Adrianit, presidenti Thaçi do të takojë edhe Kryetarin e Bashkisë së Shën Mitrit, Salvatore Lamirata, Drejtoreshën e Liceut, Concetta Smeriglio, si dhe përfaqësuesit e Shoqatave Kulturore Arbëreshe “FAA” dhe “UNIARB”, bashkë me kryetarët e fondacioneve.

Më tej, presidenti Thaçi do të bëjë homazhe edhe në Maq/Macchia Albanese, pranë varrit të poetit Jeronim De Rada, si dhe do të vizitojë shtëpinë e Jeronim De Radës dhe do të takojë Shoqatën Kulturore “Jeronim De Rada”, bashkë me komunitetin e Maqit.

Gjithashtu, presidenti Thaçi do t’i vizitojë arbëreshët edhe në qytetin Rende. Ai do ta vizitojë komunitetin e Strigarit/San Cosmo Albanese, ku do të takohet me Kryetarin e Bashkisë, Damiano Baffa, si dhe me komunitetin arbëresh atje.

Pas Strigarit, presidenti do ta vizitojë edhe fshatin Vakarici/Vaccarizzo Albanese, ku do të takohet me komunitetin arbëresh dhe Kryetarin e Bashkisë, Antonio Pomillo. Në fund, presidenti Thaçi do ta vizitojë komunitetin arbëresh edhe në Frasnitë, ku do ta takojë Kryetarin e Bashkisë, Angelo Catapano, si dhe komunitetin arbëresh të këtij lokaliteti.

Gjatë qëndrimit në Frasnitë, presidenti Thaçi do ta vizitojë edhe Muzeun e Ikonave dhe atë etnografik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button