Tevdovski: Ribalanci po përgatitet, euroobligacioni mund edhe të mos lëshohet

Në Ministrinë e Financave aktivisht punohet në përgatitjen e ribalancit të Buxhetit për vitin 2017. Ministri i Financave Dragan Tevdovski paralajmëroi se do të shkurtohet nga, siç tha, komoditeti i njerëzve në pushtet dhe do të bëhen përpjekjet që të ketë buxhet pragmatik.

“Aktivisht punojmë në ribalancin e Buxhetit. Do të bëjmë gjithçka që është në kompteneca tona që të kemi buxhet që do të jetë pragmatik, duke i marrë parasysh obligimet që janë mbledhur me vite, e në të njëjtën kohë t’u japim mundësi prioriteteve tona reformuese”, deklaroi ministri i Financave Tevdovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve sot në nënshkrimin e marrëveshjeve për grant nga IPA programi për zhvillim rural.

Ai shtoi se në pajtim me Buxhetin e votuar për vitin 2017 nga pushteti paraprak, ka nevojë për financim përmes huazimeve edhe të tregut vendor edhe atij të të jashtëm dhe tha se për dhënien e euroobligacionit nuk mendon para miratimit të ribalancit të buxhetit.

Ai theksoi se po i shqyrtojnë mundësitë për huazim të tregut vendor, ku, siç tha, ka tepricë serioze të likuiditetit, por se po shqyrtohen edhe obsionet për huazime të jashtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button