Kuvendi zgjodhi zëvendësministrat në Qeverinë e RM-së

18.30– Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në suaza të mbledhjes së pestë, me 62 vota “për”, 5 “të përmbajtur” dhe pa praninë e deputetëve të VMRO-DPMNE-së sot pasdite i zgjodhi zëvendësministrat në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Zëvendësministër i Mbrojtjes u zgjodh Bekim Maksuti,

Zëvendësminsitër i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu,

Zëvendësministër i Drejtësisë Oliver Ristovski,

Zëvendësministre e Punëve të Jashtme Arta Toçi,

Zëvendësministre e Financave Shirete Elezi,

Zëvendësministër i Ekonomisë Kire Naumov;

Zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave është Vllaste Dimkoviq,

Zëvendësministër i Shëndetësisë Goce Çakarovski;

Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës Visar Ganiu;

Zëvendësministër i Punës dhe Politikës Sociale Elmi Aziri

Zëvendësministër i Vetëqeverisjes Lokale Dejan Pavleski;

Zëvendësministër i Kulturës , Vlladimir Llazovski

Zëvendësministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Aleksandar Bajdevski;

Zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve Remzi Mehmedi;

Zëvendësminsitër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli.

 

_____________________________________________________________________

15.30- U votua propozimi për votim të zëvendëskryeministrat e ri të Qeverisë së Maqedonisë.

Edhe pse deri para orës 15.30 të pranishëm në sallë ishin edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së, në momentin kur kryeparlamentari Talat Xhaferi propozoi votim të pranimit të propozimit për votim të zëvendësministrave, ata të gjithë lëshuan sallën.

Me 61 vota “për” dhe asnjë “kundër” e “pëmbajtur” nga gjithsej 61 të pranishëm në sallë, në seancë po diskutohet veçmas për çdo zëvendësministër.

I pari që mori fjalën është Xhevat Ademi nga BDI i cili po komenton për zëvendësministrin e BDI-së Bekim Maksuti dhe atë të LR-PDSH-së Arta Toçi.

“Ju mund të mos i votoni ata, së paku mos i nënçmoni”, tha Ademi.

votohet

 

____________________________________________________________________________

15:15- Pas pauzës njëorëshe Kuvendi i Maqedonisë i rikthehet debatit për zëvendësministrat e Maqedonisë është shndërruar në debat për çështjet historike ndërmjet deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe në këtë pjesë të debatit vazhduan të akuzojnë kryeministrin Zaev për deklaratat e tija në Bullgari, duke e akuzuar se ai po tenton të ndryshojë historinë maqedonisë.

Ndaj tyre ka reaguar Zaev, duke shprehur se ai nuk tenton të ndryshojë historinë maqedonase e as që punon kundër interesit të kombit maqedonas.

“Do të reagoj gjithmonë kur tentohet të manipulohet opinioni. Un nuk tentoj të ndryshoj histori, e as që punoj kundër interesit të qytetarëve”, tha Zaev.

Ata shkuan më tej sa e quan “LSDB” (Lidhja Social Demokrate e Bullgarisë), LSDM-në.

 

_____________________________________________________________________________________________

 

14:00- Kuvendi në pauzë, debati kthehet në ora 15:00.

Pas prezantimit të listës së zëvendësministrave, debati ka vazhduar ndërmjet deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.

Debat është zhvilluar ndërmjet deputetit të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski dhe kryeministrit, Zoran Zaev për sa i përket hapave dhe deklaratave të këtij të fundit që u bënë në Sofje të Bullgarisë për ndryshim të librave shkollor.

“Ju duhet të largoheni nga deklarata juaj e thënë në takim me Borisovin, ju thatë se do të ndryshoni librat, kjo nënkupton se do të ndryshoni edhe historinë”, tha Dimovski.

Ndaj tij reagoi kryeministri duke thënë se ajo deklaratë nuk ka të bëjë me ndryshim të historisë, dhe se tha, nëse doni do t’ua sjell Borisovin këtu dhe do ta përqafojë Samoilin.

“Deklarata për librat nuk do të thotë se do ndryshojmë historinë e Maqedonisë. Po deshët, do t’ua sjell Borisovin këtu dhe do ta puth Samoilin, por kjo s’do e ndryshojë historinë e Bullgarisë”, tha Zaev.

I kritikuar nga VMRO-DPMNE-ja, se “qeveria e re me këtë përbërje të zëvendësministrave nuk mund të jetë reformatore, siç është premtuar”, Zavi theksoi se Qeveria e re në maksimum është munduar të tregojë ndryshime që në fillim, duke reaguar në kohë për vërshimet dhe të kompensojë sa më shpejtë dëmet.

“Ndërsa vendimi përzgjatjen e pushimit të lehonisë nuk është propozim i Qeverisë, por i inciativës qytetare”, tha Zaev.

Për replikë janë paraqitur 13 folës.

_____________________________________________________________________________________________

12.53- Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në vazhdimin e seancës së pestë e filloi debatin për përzgjedhjen e zëvendësministrave në Qeveri.

Kryeministri Zoran Zaev në fillim para deputetëve e kumtoi listën me kandidatë për zëvendësministra, duke theksuar se bëhet fjalë për personalitete të njohur, profesionistë dhe politikanë. Zaev tha se ka pasur mirëkuptim për prolongimin prej disa dite të zgjedhjes së zëvendësministrave për të pasur kohë të mjaftueshme që deputetët t’i shqyrtojnë propozimet.

Kandidatët e propozuar, siç theksoi, e dinë përgjegjësinë e tyre, se do të marrin për obligim ta kryejnë me përgjegjësi funksionin duke u udhëhequr nga Kushtetuta dhe ligjet dhe nga interesi i përgjithshëm për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Për zëvendësministër të Mbrojtjes është propozuar Bekim Maksuti, për zëvendësministër të Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, i Drejtësisë Oliver Ristovski, zëvendësministre e Ministrisë së Punëve të Jashtme Arta Toçi, e Financave Shiret Elezi, ndërsa i Ekonomisë Kire Naumov.

Vllaste Dimkoviq është propozuar zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Goce Çakarovski i Shëndetësisë, Visar Ganiu i Arsimit dhe Shkencës, Elmi Aziti i Punës dhe Politikës Sociale, Dejan Pavleski i Vetëqeverisjes Lokale, Vlladimir Lazovski i Kulturës. Aleksandar Bajdevski i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Remzi Mehmedi i Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa Jani Makraduli i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Kryeministri Zaev theksoi edhe se Qeveria e tij do të orientohet ndaj reformave dhe udhëheqjes së procesit inkluziv përmes përfshirjes së opozitës, qytetarëve, bashkësisë akademike. Theksoi se aktivitetet orientohen në dy drejtime: reforma dhe përparim i jetës së përgjithshme të qytetarëve të RM-së.

“Është e domosdoshme që Qeveria të dijë se Parlamenti është ai që e zgjedh Qeverinë dhe i krijon politikat kryesore dhe qeveria është e obliguar ta respektojnë Kuvendin”, tha Zaev.

Përveç përzgjedhjes së zëvendësministrave, në seancën e 5-të duhet të shqyrtohen edhe raportet vjetore të disa institucioneve. Deputetët duhet të deklarohen edhe për iniciativën e parashtruar nga 217 qytetarë për ndryshim të Ligjit për marrëdhënie të punës, me të cilën kërkohet vazhdim i pushimit të lindjes prej 9 në 18 muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button