Ambasadorë partiak, diplomaci jo-efikase

Kuadri diplomatik në vend nuk duhet që të jetë partiak, por profesional dhe ekspert, vlerësojnë ish ambasadorët. Sipas tyre, është për të ardhur keq që ambasadorët i zgjedh partia, ndërkaq politika e gabuar kadrovike e bën diplomacinë e Maqedonisë të pafuqishme dhe me rezultate të pa lakmueshme, njofton Portalb.mk.

“Si do të veprojë Qeveria e re, është rëndë të thuhet, megjithatë çdo Qeveri deri më tani, pa përjashtime, e ka zbatuar të njëjtën politikë. Është rëndë që të bëhet ndonjë hap për zgjedhjen dhe selektimin e më të mirëve. Të shpresojmë që ajo ashtu do të jetë, megjithatë perspektivat dhe mundësitë nuk janë të mëdha”, thotë për REL në gjuhën maqedonase, ish diplomati Risto Nikovski.

Edhe sipas ish ambasadorit, Bllagoj Zashov, ësht ëe nevojshme diplomacia profesionale dhe shkarkimi urgjent i diplomatëve të cilët janë futur nga anëtarët e partive.

“Unë pres që të ripërtërihet diplomacia, të punohet në politikën e re të jashtme, ndërkaq zbatimin e saj ta bëjnë profesionistët. Por, jo vetëm ata të cilët janë të dërguar jashtë vendit duhet të kthehen, por edhe ata të cilët në Ministri janë vendosur në pozita si falënderim ndaj tyre për atë që kanë kryer funksion partiak të ndërrohen me profesionistë të cilët atje ka, ndërkaq nuk janë shfrytëzuar, por janë lënë me një anë”, thotë Zashov.

Ndryshe, shkarkimi i ambasadorëve, zgjedhja dhe emërimi i tyre, bëhet me propozim të Qeverisë ndërkaq me nënshkrim përfundimtar të presidentit të shtetit.

Në ndërkohë shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, deklaroi se patjetër duhet që të ndalet praktika që të dërgohen për ambasadorë politikanët.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button