Javë e ngjeshur politike: Han në Qeveri, Zaev dhe Gruevski në Gjykatë, PSP-së me afat të skaduar

Javën e ardhshme, pre fillimit deri në fund, agjenda do të jetë e ngjeshur me ngjarje, të cilët janë në interes të opinionit, ndërkaq rezultati i tyre do të tregojë se si proceset e rëndësishme në vend do të zhvillohen në vijim, njofton Portalb.mk.

Javën e fundit të qershorit përpara pushimeve verore, do të jetë e rëndësishme për aktivitetet e mëtutjeshme “reformuese” të Qeverisë dhe vendimtare për funksionimin e mëtutjeshëm të Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Agjenda është kjo:

  • 26 qershor – Edhe pse është ditë jopune, për shkak të festës së Fitër Bajramit, të hënën në vend vjen eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, dhe do të marrë pjesë në seancën qeveritare. Edhe pse u paralajmërua nga Qeveria, deri më tani nuk tregojnë nëse seanca qeveritare do të jetë e hapur dhe nëse do të transmetohet drejtpërdrejtë në RTVM. Ashtu siç deklaroi këtë javë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, Hanit do t’i propozohet propozim-plani me masat, aktivitete dhe kornizat kohore për reformat prioritare.
  • 28 qershor – Është e caktuar seancë për rastin “Ryshfeti”. Zoran Zaev, për herë të parë si kryeministër duhet që të paraqitet në procesin gjyqësor, në të cilin ai është i akuzuar për ryshfet nga pozita e kryetarit të Komunës së Strumicës, transmeton Portalb.mk.
  • 29 qershor – Është e caktuar seancë për dhunën në Komunën Qendër në qershor të vitit 2013. Në këtë rast të Prokurorisë Speciale, i dyshuari Nikolla Gruevski, për herë të parë do të paraqitet në Gjykatë si lider i opozitës/. Përveç tij të dyshuar janë edhe, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja Daniella Rangellova, etj.
  • 29 qershor – Gjykata Supreme ka caktuar seancë në të cilën do të duhet që të shqyrtohen dhe të vendoset për ankesat e gjashtë të burgosurve më burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, gjegjësisht për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Seanca do të jetë publike, ndërkaq do të mbahet në sallën e madhe të Gjykatës Supreme.
  • 30 qershor – Skadon afati i Prokurorisë Speciale Publike për ngritjen e akuzave për hetimet që i ka hapur, ndërkaq të cilat dalin nga materialet e përgjuara gjegjësisht “bombat”. Një pjesë e mediave kanë njoftuar se këto ditë pritet që PSP të dorëzojë dhjetëra akuza për rastet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button