Dashtevski dhe Naunovski “propagandistë të paguar” nga VMRO-DPMNE

Profesori Aleksandar Dashtevski, njeriu i cili vazhdimisht prezantohet si ekspert dhe i mbron politikat e VMRO-DPMNE-së, në vitin 2016 u shpërblye me postin si anëtarë i Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi, në të cilin në ndërkohë kanë ndodhur një sërë skandalesh, njofton Portalb.mk.

Që në momentin e parë, në vitin 2006 kur Nikolla Gruevski erdhi në pushtet, ashtu siç shkruan “Fokus”, Dashtevski ishte anëtarë i Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Sipas kësaj që deri më tani kemi mundur ta dëgjojmë nga ai, përfaqësimet e tij paraqesin vetëm kopje të zbehtë të fjalimeve origjinale të liderit të VMRO-DPMNE-së, Gruevski.

Më saktë, Dashtevski më herët ka qenë në partinë VMRO-DPMNE, ndërkaq në ndërkohë i ka ndërruar disa të tjera, si VMRO Popullore dhe Për Maqedoni të Bashkuar, ndërkaq gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare në vitin 2011 ka qenë pjesë e Të Djathtës Demokratike, që në fund përsëri të kthehet për “të pirë ujë te bunari i vjetër”.

Në të njëjtën listë mund të vendoset edhe profesori universitar, Toni Naunovski, i cili gjithashtu është anëtar i Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi. Ai rregullisht bën analiza për ndodhitë politike në shtet, por ashpër është në mbrojtje të VMRO-së. Naunoski disa herë deri më tani ka vlerësuar se PSP fillon me fushatën e LSDM-së me qëllim që ta rrëzojë VMRO-DPMNE-në nga pushteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button