Me koncertin e Omer Faruk Tekbilek hapet Vera e Shkupit

Me koncertin e njërit nga muzikantët më me ndikim turk dhe kompozitorit që jeton dhe punon në SHBA, Omer Faruk Tekbilek, mbrëmë në Operën dhe Baletin e Maqedonisë u hap Vera e 38-të e Shkupit.

Në hapjen solemne të edicionit të 38-të të këtij festivali, mori pjesë edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, i cili zyrtarisht e shpalli për të hapur.

Trajanovski, i cili së bashku me Ministrinë e Kulturës është organizator dhe financues i manifestimit, theksoi se këtë vit do të ofrohet program cilësor edhe më i mirë në krahasim me vitet paraprake. Ai u bën thirrje shkupjanëve, turistëve dhe vizitorëve në qytet të marrin pjesë në ngjarjet e shumta kulturore që do të mund t’i vizitojë në 40 ditët e ngrohta verore.

Programet e sivjetshme të Verës së Shkupit do të zhvillohet në 18 lokacione dhe hapësira në Shkup, siç janë teatrot, galeritë e artit, muze, Çarshinë e Vjetër të Shkupit, Suli an, zonën qendrore të qytetit, të cilat gjatë verës shndërrohen në skena verore. 

Hapjen e Verës së Shkupit 2017 e shënuan edhe dy ngjarje kulturore, koncerti “Notat verore” të Orkestrës frymore të qytetit nën dirigjimin e Husein Eminoviq në rrugën “Maqedonia”, ku, gjithashtu, u prezantua edhe instalimi “Thing frredom – Mendo lirshëm” të Edina Seleskoviq – BeH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button