Shpërthim para objektit të NATO-s në rajonin e Izmirit

Një shpërthim i dobët ka ndodhur mëngjesin e sotëm para një objekti të NATO-s në qarkun perëndimor turk Izmir, njofton Si-En-En Turk.

Sipas televizionit, gjatë shpërthimit, që ka ndodhur rreth orës 8 sipas kohës lokale (ora 7 sipas kohës së Evropës së Mesme) në rajonin e Gjyltepes, nuk ka viktima, por janë shkaktuar dëme në murin e objektit ushtarak.

Menjëherë pas shpërthimit, policia turke e bllokoi rajonin rreth objektit të NATO-s.

Në vijim është hetimi për konfirmimin e arsyeve për shpërthimin.

Agjencia Andolia, duke iu referuar deklaratës së një dëshmitari, njoftoi se pak para shpërthimit në atë vend ka kaluar një automjet ushtarak.

Nga shpërthimi është dëmtuar muri që e ndan objektin e NATO-s nga varrezat fqinje lokale, ndërsa janë thyer edhe dritaret e disa ndërtesave në rrethinë.

Deri tani askush nuk mori përgjegjësi për shpërthimin. Në të kaluarën grupe të ndryshme kurde, islamiste ose majtiste ekstreme ndërmorën përgjegjësi për sulme me bombë në territorin e Turqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button