Familja shqiptare nga Radishani përfundimisht u detyrua të largohet

Me lot në sy janë larguar nga shtëpia ku si familje kishin 40 vite. 16 nga 50 anëtarët e familjes Zeqiri nga Radishani i Shkupit ikën të hënën nga banesa për të jetuar përfundimisht në Gjermani.

Ata kanë thënë për mediat se atje do të kërkojnë azil politik. I vetmi që ka thënë se nuk do të ikë është një nga vëllezërit, Faik Zeqiri.

Familja shqiptare me banim në Radishan ra pre e dhunës së huliganëve maqedonas gjatë zgjedhjeve dhe askush nuk u kujdes për ta.

Thirrja e tyre nuk u dëgjua as nga kryetari i partisë shqiptare në pushtet, Ali Ahmeti dhe as nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. 

Lajme të ngjashme

Back to top button