Ilir Meta: Ja kur erdhi fundi me Edi Ramën

Kreu i Kuvendit dhe Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur sonte në emisionin “Opinion”, se koalicionit me PS-në i ka ardhur fundi.

Meta tha se LSI kishte një marrëveshje katër vjeçare me PS-në, por më pas i kërkoi që të analizohet kjo marrëveshje me arsyen që të bëhet një e re më pas, pasi mes dy forcave kishte pasur përplasje.

Sipas tij, pavarësisht kësaj, LSI ka pranuar në fund ato që PS ka thënë, pasi kështu ishte marrëveshja politike mes tyre.

Asnjëherë ne nuk kemi pasur një ftesë serioze për koalicion dhe nga ana tjetër PS nuk iu përgjigj kurrë kërkesës së LSI për të bërë një vlerësim”, theksoi Meta.

Fevziu: Kush i tha jo koalicionit?

Meta: Ai e donte LSI nëse ai do të linte opozitën në çadër. Pasi mori Lulin në çadrën e vogël për 3 orë ai mendoi se i mjaftonte Luli për të deformuar procesin elektoral dhe për të ndarë përfitimet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button