Gardianit i bie të fikët, të burgosurit nuk bënë atë që mund të mendohet (VIDEO)

Gjashtë të burgosur kishin mundësinë e artë për t’u arratisur, por jo vetëm nuk e bënë këtë, por vunë dorën në zemër dhe shpëtuan gardianin e burgut, të cilit i kishte rënë të fikët gjatë kryerjes së detyrës.

Gardiani mori detyrën si zakonisht në mëngjes, por më 12 qershor jo gjithçka shkoi mirë. Atij i ra të fikët për shkak të të nxehtit.

Gjashtë nga të burgosurit që ishin aty u hodhën në veprim. Ata hapën këmishën e tij dhe hoqën jelekun antiplumb të oficerit në mënyrë që të mund të kryenin pompimin e zemrës së tij, ndërsa njëri prej tyre i mori telefonin dhe lajmëroi thirrjen e emergjencës.

Ngjarja ndodhi në burgun “Polk County” në Georgia të Shteteve të Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button