Rumani, kryeministri rrëzohet nga vet partia e tij

Kryeministri rumun, Sorin Grindeanu është rrëzuar nga pushteti nga vet partia e tij “PSD”, përmes një mocioni mosbesimi në Parlament, njofton Top Channel.

Socialdemokratët e akuzojnë Grindeanun se nuk ka arritur të vërë në jetë reformat ekonomike, aq të nevojshme për vendin.

Shefi i ekzekutivit ishte përfshirë në një betejë të ashpër për pushtet me udhëheqësin e partisë, Liviu Dragnea, i cili nuk e merr dot drejtimin e qeverisë pas një dënimi të mëhershëm për manipulim votash.

Mocionin, Grindeanu e humbi për vetëm 8 vota. Pavarësisht krizës së krijuar, ai vet kishte refuzuar të jepte dorëheqjen.

Vëzhguesit e pavarur mendojnë se, përpjekjet e koalicionit për ta larguar Grindeanun reflektojnë zemërimin brenda radhëve të tij mbi dështimin e përpjekjeve të politikanit 43-vjeçar për dekriminalizimin me dekret të shkeljeve të korrupsionit.

Shkurtin e këtij viti, ai u dorëzua përballë protestave popullore dhe hoqi dorë nga dekreti, që do t’i kishte mbrojtur m

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button