Xhaferi – Althauzer: Mbështetje nga Gjermania për eurointegrimet e Maqedonisë

Para përbërjes së re kuvendore qëndrojnë shumë detyra të rëndësishme, ndërsa funksioni kryetar i Kuvendit ka rol kryesor, porositi ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Kristine Althauzer në takimin e sotëm me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Gjermania, tha ambasadorja, vazhdon me mbështetjen e vazhduar në rrugën e Republikës së Maqedonisë drejt integrimeve euroatlantike. Pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare gjermane, pritet edhe intensifikimi i kontakteve ndërmjet të dyja shteteve, në nivel të grupeve për bashkëpunim dhe trupave të punës.

Xhaferi u falënderua për mbështetjen e rëndësishme gjermane, e informoi ambasadoren për aktivitetet rrjedhëse të Kuvendit dhe theksoi se aktivitetet në periudhën që vijon do të fokusohen në ngritjen e rejtingut të Kuvendit si servis i vërtetë i qytetarëve dhe i transparencës së institucionit.

Në fund të takimit, ambasadorja theksoi se edhe pas përfundimit të mandatit të saj, do të vazhdojë me interes të madh t’i ndjek ngjarjet në Republikën e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button