Deskoska dhe Taravari u takuan me përfaqësues të iniciatvës qytetare “5 në 12”

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, realizuan takim pune me përfaqësuesit e nismës qytetare “5 në 12”.

Në takim, u theksua se Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të përfshijë përfaqësues të iniciativës qytetare “5 në 12” në grupet e punës që do të formohen për ndryshimin e Ligjit për Arsimin fillor dhe të mesëm dhe Ligjit për libra shkollorë.

Deskoska i informoi se në Strategjinë për arsim 2017-2021 e cila është në përgaditje e sipër, janë paraparë shumë aktivitete për përmirësimin e mundësisë së arsimimit të personave me aftësi të kufizuara.

Një nga prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë në periudhën e ardhshme do të jetë përparimi i mbrojtjes shëndetësore për personat me aftësi të kufizuara.

Të dyja palët theksuan se nevojiten takime të rregullta, me qëllim zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen personat me aftësi të kufizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button