Ish-ylli i tenisit, Boris Becker shpall “falimentimin”

Ylli i dikurshëm i tenisit botëror, gjermani Boris Becker (49), para gjykatës së Londrës sot dhe zyrtarisht ka shpallur “falimentimin” meqë nuk ka arritur të paguaj një hua më të vjetër, raporton Anadolu Agency (AA).

Avokati i fituesit të gjashtëfishtë Grand Slam, i ka bërë thirrje regjistrit të gjykatës për Falimentim në Londër ti ofroj shansin e fundit Bekerit ti paguaj huanë bankës private Arbuthnot Latham & Co e cila daton nga viti 2015.

Përgjegjësja e regjistrit të gjykatës ,Christine Derrett, tha se nuk kishte prova të besueshme se borxhi i Becker do të paguhet së shpejti. Ajo nuk pranoi të zgjasë afatin edhe për 28 ditë dhe shpalli një urdhër për falimentimin.

“Ai linte përshtypjen e një njeriu me kokën e futur në rërë”, ka thënë Derrett, duke shtuar se dikur kishte ndjekur ndeshjen e Bekerit në fushën qendrore në Wimbledon.

Becker ka lindur në Gjermani dhe jeton në Londër, deri kohët e fundit, ishte trajneri i Novak Djokoviçit dhe komentator televiziv.

Avokati i tij, John Briggs argumentoi se ka prova të mjaftueshme se Becker do të paguaj borxhin përmes marrëveshjeve refinancuese duke përfshirë kthimin e pronës në Mallorca, nga e cila pritet të marrë gjashtë milionë euro.

Briggs tha se pret që marrëveshjen me bankën zvicerane ta miratoj për rreth një muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button