Shpërbërja e Aleancës për Shqiptarët: Deklarohen nga RDK, UNITETI dhe LR-PDSH-ja

Spekulimet e mediave se gjoja kreu i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK),Vesel Memedi bashkërisht me liderin e UNITETI-t, Gëzim Ostreni janë larguar nga koalicioni me LR-PDSH-në, duke shpërbërë kështu Aleancën për Shqiptarët, që të tre partitë koalicionuese i hedhin poshtë si të pavërteta, njofton Portalb.mk.

“Aleanca është koalicion i tre subjekteve politike me marrëveshje 4 vjeçare dhe secili ka pavarësinë e vet të plotë. Un flas në emër të RDK-së se nuk është e vërtetë. Mund të pyesni edhe liderët e tjerë nëse kanë ndonjë mendim ndryshe”, tha për Portalb, Memedi.

Edhe lideri i UNITETI-t, Gëzim Ostreni shkurt tha se “ne nuk jemi larguar nga koalicioni”.

Ndërsa në lidhje me tërë këtë situatë, anëtari nga Kryesia Qendrore e LR-PDSH, Flakron Bexheti sqaroi se Aleanca për Shqiptarët është krijuar për ta unifikuar spektrin politik shqiptar, me çka i hedh poshtë spekulimet për shpërbërjen e saj.

“Aleanca për Shqiptarët është krijuar si domosdoshmëri për ta unifikuar spektrin politik shqiptar, për t’i realizuar të drejtat kolektive të shqiptarëve. LR PDSH nuk lëviz nga ky përcaktim, pavarësisht momentit politik dhe tendencave që dikush mundohet ta zbeh rolin dhe forcën e saj. Partnerët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët, edhe më tej duhet të kenë veprime të unifikuara dhe jo veprime të dyjëzuara me subjekte tjera politike jashta Aleancës për Shqiptarët”, tha Bexheti.

Përndryshe, sot në media qarkulloi lajmi se kemi shpërbërje të koalicionit Aleanca për Shqiptarët për shkak të disa keqkuptimeve dhe jopajtueshmërive të liderëve të LR-PDSH-së, RDK-së dhe UNITETI-t.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button