Maqedoni, në mënyrë jo-transparente janë harxhuar 35 milion euro nga arka shtetërore!

Institucionet shtetërore vitin e kaluar në mënyrë jo-transparente kanë harxhuar pothuajse 35 milion euro nga buxheti shtetëror i Maqedonisë për furnizime publike. Sipas të dhënave nga monitorimi i Qendrës për komunikim qytetar, arsyetimi më i shpeshtë për shfrytëzimin e mjeteve është “nevoja urgjente për prokurim” ose “për mbrojtjen e të drejtave ekskluzive”, shkruan REL, njofton Portalb.mk.

Pothuajse 35 milion euro nga arka shtetërore u harxhuan në procedurë jo-transparente, gjegjësisht institucionet kanë bërë 605 marrëveshje për furnizime publike pa publikim të shpalljeve, tregon monitorimi i Qendrës për komunikim qytetar. Në raportin e tyre është theksuar se në krahasim me vitin 2005 edhe pse numri i marrëveshjeve të tilla është më i vogël, vlera e marrëveshjeve individuale është për 20% më e madhe.

“Marrëveshjen më të madhe për furnizim publik përmes kësaj procedure jo-transparente e ka bërë Shoqata Aksionare “Elektranat e Maqedonisë” për gërmimin e qymyrit për Minierat e REK Manastir me vlerë prej rreth 5.8 milion eurove. Pastaj janë 19 marrëveshje të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për blerjen librave shkollorë për shkolla fillore dhe të mesme dhe material punues për librat e përshtatur nga jashtë për vitin 2016/2017, me vlerë të përgjithshme prej rreth 10 milion eurove”, theksohet në raportin për monitorimin e furnizimeve publike të Qendrës për komunikime qytetare.

Ish të punësuarit në Komisionin kundër korrupsionit thonë se furnizimet e tilla jo vetëm që janë jo transparente, por edhe i hapin dyshimet për korrupsion, që do të thotë se ka mjaftë material për revizorët për të kryer kontroll.

“Nuk mundet që kjo shumë e parave të harxhohet për kontratë të drejtpërdrejtë, kur dihet se kjo është e lejuar vetëm deri në shumë prej 300 mijë denarëve. Edhe kjo mund të ndodhë vetëm njëherë në vitin fiskal”, tha Arif Musa.

Sipas të dhënave të Qendrës, institucionet këtë mundësi ligjore për procedurë jo-transparente e justifikojnë me tre arsye. E para: thonë se bëhet fjalë për furnizim për të cilin nga shkaqe teknike ose artistike, gjegjësisht nga shkaqe të lidhura me mbrojtjen e të drejtave ekskluzive, leje dhe të ngjashme, marrëveshjen mund ta kryejë vetëm një operator i caktuar ekonomik. E dyta: është për shkak të urgjencës, gjegjësisht kur nga shkaqe të caktuara duhet sa më shpejtë të bëhet furnizimi. Shkaku i tretë janë marrëveshjet e aneksuara, të cilave ju bie 5.1% nga vlera e përgjithshme e këtyre marrëveshjeve.

“Urgjenca e procedurave mund të justifikohet vetëm në rast kur ka fatkeqësi natyrore si vërshimet ose zjarret, justifikimet tjera në lidhje me furnizimet publike pa shpallje, nuk vlejnë. Duhet të parashikohen në buxhetin fiskal me data dhe shuma në realizim”, tha Arifi.

Vërrehet rritja e dukshme të kompanive të cilat vitin e kaluar u vendosën në listën e zezë të kompanive me ndalim të pjesëmarrjes në tender. Shkaqet më të shpeshta që janë vendosur në listën e zezë janë dokumente të pakomplementuara, gjegjësisht të dhëna të padorëzuara për gjendjen personale të ofertuesit të tenderit, pastaj ofertuesi ka dhënë dorëheqje për furnizime publike me atë që nuk ka dashur të nënshkruajë në marrëveshje ose është paguar garanci për ekzekutimin kualitativ të marrëveshjes. Praktika e tillë në Maqedoni nuk përputhet me rregullativën evropiane.

Nga ana tjetër, kompanitë vjet janë ankuar te Komisioni shtetëror se në procedurë për furnizime publike nuk është zgjedhur oferta më e volitshme sepse, sipas tyre, komisioni e ka ndarë tenderin në ofertues i cili nuk i ka plotësuar kushtet ose kriteret të parashikuara në furnizimin publik ose komisioni e ka përjashtuar kompaninë e cila ankohet për shkak asaj se nuk i plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara.

Nga Qendra për komunikime qytetare propozojnë të vendoset edhe detyrim për Zyren e furnizimeve publike që të përgatisë dhe të shpall publikisht, më së paku në nivel vjetor, analizë të kontratave që janë bërë me negociata pa publikim të shpalljes duke i cekur operatorët ekonomik të cilët janë nënshkruar marrëveshje të tilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button