Në hall shihen besimtarët dhe guximtarët

Tragjeditë nuk duhen selektuar, dhembja që ato i shkaktojnë janë të njejta edhe në Londër, edhe në Pekin, në Kairo e gjetiu.

Tragjeditë nuk ndalen asnjëherë, ato ndodhin dhe do të ndodhin edhe më tej. Këtyre ditëve e përfshiu flaka një shumëkatëshe në Londër që rezultoi me shumë viktima dhe me shumë të zhdukur. Ishin vërtetë të dhembshme pamjet që u përhapën gjithandej, por ishte për admirim edhe solidariteti i banorëve të Londrës të cilët ju dolën në ndihmë bashkëqytetarëve të tyre. Në mesin e atyre që ndihmonin kishte edhe shqiptarë, aty ishte edhe Rita Ora e famshme. Po raportohet për mbi 200 të vdekur dhe shumë 50 të zhdukur.Kuptohet, tragjeditë nuk duhen selektuar, dhembja që ato i shkaktojnë janë të njejta edhe në Londër, edhe në Pekin, në Kairo e gjetiu.

Por, lidhur me tragjedinë e Londrës, më bëri përshtypje apeli i një vajze shqiptare që quhej Anda e që në rrjetet sociale po kërkonte çfarëdo informate për shoqen e sajë angleze që ishte e zhdukur e që ishte banore e soliterit që akoma po digjej. Ajo po i animonte njerëzit dhe institucionet që sa më shpejtë e sa më shumë të ndihmojnë. Kështu, përmes internetit fillova të përcjellë atë që po ndodhte në Londër.

U habita dhe, të them të drejtën, më bëri krenar për një çast fakti që, tragjedia në këtë ndërtesë 28 katëshe do të ishte e përmasave shumëfish më të mëdha, po të mos kishin qenë banorët muslimanë të sajë. Një angleze kishte shkruar në fb: “ I falenderojmë Zotit që qëlloi muaji i shenjtë Ramadan dhe komshinjtë tanë muslimanë kanë qenë të zgjuar për syfyr e për namaz. Ata e alarmuan tërë ndërtesën, shkonin derë më derë për të zgjuar njerëzit e për të ndihmuar…”. Kjo storie qarkulloi edhe nëpër televizione të ndryshme dhe muslimanët të cilët, për fat të keq, kohëve të fundit shumica po i përjetojnë si keqbërës dhe teroristë, u bënë heronjë.

I lutem Allahut që kjo tragjedi e Londrës të rezultojë me sa më pakë viktima dhe njëkohësisht i falenderoj nga zemra burrat muslimanë që dëshmuan humanitetin islam dhe ndihmuan pa marrë parasysh përkatësinë e të rrezikuarve. I falenderoj nga zemra edhe gratë muslimane që shiheshin nëpr kuadrot televizive duke ju dhënë ndihmën e parë njerëzve të lënduar.

Përfundimisht, këta janë muslimanët. Njerëz humanë e solidarë, njerëz që ndjekin urdhërat e Krijuesit dhe e çmojnë jetën e vetë dhe atë të të tjerëve. Ata që thonë se po vrasin njerëz të pafajshëm në emër të Islamit, janë vetëm të maskuar me Islam.

Mjerisht, kësaj tragjedie dhe këtij solidariteti, vetëm pakë ditë më vonë, vrasësi psikopat Daren Ozborn iu përgjegj duke i shkelur me një kamion besimtarët muslimanë që po dilinin nga xhamia në Finsberi park të Londrës.. Vdiq vetëm një musliman në këtë sulm, por akti ishte makabër sikur të kishin vdekur me qindra. Kryebashkiaku i Londrës, Sadik Kan e vlerësoi sulmin si “sulm mbi vlerat e përbashkëta, mbi tolerancën, paqen dhe respektin e ndërsjellë”, e ngjajshëm u shpreh edhe Kryeministresha Tereza Mej.

Është i hidhur ky sulm, por ai fare nuk e zbehë humanitetin dhe solidaritetin që muslimanë e të krishterë e treguan gjatë djegjes së shumëkatëshes. Aktin e Ozborn po e hetojnë ekspertë të antiterorizmit dhe të ekstremizmit, por ai mbetet vetëm një kriminel dhe vrasës që kotë mund të pretendojë të fshehet pas bindjeve të veta fetare. Ata që veprojnë sikur ai nuk janë besimtarë, qofshin muslimanë apo të krishterë.

Besimtarë janë ata që i zgjonin nga gjumi të rrezikuarit nga zjarri, besimtar është imami i xhamisë që e mbrojti vrasësin psikopat nga qytetarët që donin ta linçojnë dhe pastaj ia dorëzoi policisë dhe kërkoi veprimin e drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button