Shkëndija mbyllë përgatitjet me barazim (FOTO)

Kur ka mbetur më shumë se një javë deri në ndeshjen e parë të eliminatoreve të Liga Evropës, “kuqezinjtë” kanë matur forcat me një kundërshtar shumë cilësor siç është kampioni slloven, Maribori.

Në një takim interesant pjesa e parë solli futboll cilësor me mundësi shënimi në të dyja portat. Maribori kaloi herët në epërsi kur Zahoviç-i në minutën e katërt u gjet në pozitë idale dhe me një të djathtë të fortë realizon për 1:0. Shkëndija përgjigjet në minutën e 9-të me goditje të fortë të Ibraimit që kontrollohet nga portieri kundërshtar. Mirëpo kjo ishte vetëm paralajmërim i asaj që ndodhi një minut më vonë kur Ibraimi pranon topin para zonës dhe godet saktë për barazim 1:1.

Pjesa e dytë solli imazhe të njejta në teren, dy ekipet kishin raste shënimi, trajneri Osmani inkuadroi në lojë edhe disa të rinjë, mirëpo në fund rezutati mbeti i barabartë 1:1.

Shkëndija nikoqire në ndeshjen e parë ndaj Daçias

Shtëpia e futbollit evropian ndryshon terminet fillestare të përballjeve të “kuqezinjëve” me Daçian. Edhe pse shorti përcaktoi që ndeshja e parë ndërmjet Shkëndijës dhe Daçias të luhet në Moldavi më 29 qershor, ndërsa revanshi më 6 korrik në Strumicë, sot nga UEFA në adresë të klubit arrin njoftimi se terminet ndryshohen.

Shkëndija - Daçia

Kështu vendimi definitiv është që përballja e parë Shkëndija-Daçia luhet më 29-të qershor në Strumicë. Ndërkohë takimi i kthimit në Kishinjev do të luhet më 6 korrik. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button