Shkarkimi i Zvërlevskit do të bëhet në seancën e Kuvendit me 3 korrik

Propozimi i Qeverisë për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik, Marko Zvërlevski, është në rend të ditës në seancën e gjashtë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, që është caktuar për 3 korrik, njofton Portalb.mk.

Siç mund të shihet në agjendën e seancës, të publikuar në faqen e internetit të Kuvendit, shkarkimi i Zvërlevskit është pika e fundit, e 30-ta e rendit të ditës.

Propozimi për shkarkimin e Marko Zvërlevskit nga funksioni i prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, para skadimit të mandatit, është për shkak të kryerjes së funksionit në mënyrë joligjore, jo në kohë dhe nuk e ka kryer në mënyrë profesional. Gjithashtu, për sjelljen dhe veprimin e tij i emëruari tregon se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit”, qëndron në arsyetimin e propozimit për shkarkimin e Zvërlevskit në Kuvend.

Qeveria në seancën e së premtes, javën e kaluar, e mori vendimin për shkarkimin e Zvërlevskit, ndërsa më parë edhe Këshilli i prokurorëve publik dha mendim pozitiv, gjegjësisht e pranoi propozimin e Qeverisë për shkarkimin e prokurorit aktual shtetëror publik.

Për shkarkimin e tij është e nevojshme shumicë e votave prej 61 deputetëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button