Izolimi i Katarit mund të zgjasë me vite

Një zyrtar i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe, ka thënë se fqinjët e fuqishëm të Katarit mund të vazhdojnë izolimin ndaj këtij vendit “për vite”, në rast se Katari nuk e ndryshon politikën e jashtme, transmeton Reuters.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkura Arabe, Bahreini dhe Egjipti kanë shkëputur marrëdhëniet diplomatike si dhe ato të transportit me Katarin më 5 qershor duke shënuar krizën më të rëndë diplomatike në rajon gjatë viteve të fundit.

Katër vendet e akuzojnë Katarin për nxitje të konfliktit në Lindjen e Mesme, përkrahje të terrorizmit dhe të Iranit. Katari i dënon këto akuza.

Kuvajti është duke bërë përpjekje për ndërmjetësim, mirëpo përparim i vogël është parë në këtë drejtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button