Gjermani: Xhami në një spital katolik

Për herë të parë në Gjermani u hap një vend për faljen e namazit në spitalin katolik St. Elisabeth-Hospital në qytetin Beckum në mënyrë që pacientëve muslimanë dhe vizitorëve të tyre t’u mundësohet kryerja e namazit.

Në bazë të kërkesës së qytetarëve dhe përpjekjeve të Mersal Ozturk, anëtar i Këshillit të  Qytetit Beckum si dhe drejtor i xhamisë, përkohësisht kati i kishës së vogël që gjendet në spital u shndërrua në vend falje për muslimanët, në mënyrë që më vonë, pas një viti, të ndërtohet një xhami për muslimanët në një vend të veçantë.

Kjo xhami u hap në prani të Veli F?rt?na, përgjegjës i Unionit të muslimanëve turq në  rajonin e Münster, Ahmet Yolcu, punonjës fetar në xhaminë “Aksa” në  qytetin Beckum, përfaqësues të komuniteteve arabe si dhe një numri të zyrtarëve të spitalit Saint Elizabeth. /krenaria

Lajme të ngjashme

Back to top button