Horoskopi ditor, e mërkurë 29 mars 2023

Dashi

Jeta sentimentale do jete shume e bukur dhe e mbushur me emocione gjate kësaj dite. Do merrni edhe disa vendime te rëndësishme te cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë te ardhmen. Beqaret do mendojnë vetëm për familjen dhe miqtë. Dashuria për ta kalon gjithmonë ne plan te dyte. Nëse deri me sot nuk jeni treguar te matur me financat, ka ardhur koha ta bëni.

Demi

Sektori i dashurisë do jete i mbushur me surpriza gjate kësaj dite. Momentet pasionante dhe te zjarrta do jene te shumta. Shfrytëzojeni ditën sa me shume qe te mundeni. Beqaret do kenë disa mundësi për te krijuar lidhje, por do hezitojnë. Shmangni sa te mundni shpenzimet e tejskajshme nëse doni qe financat te mos kenë tronditje te mëdha. Rreziku i tepërt do iu dëmtojë.

Binjaket

Ndjesitë qe do përjetoni gjate kësaj dite pranë partnerit tuaj do jete te papërshkrueshme. Te dy se bashku do mendoni t’i çoni gjerat me tej dhe te jetoni bashke. Keni kaq shume nevoje për njeri-tjetrin. Femrat beqare do kenë me shume sukses ne dashuri sesa meshkujt. Ne planin financiar nuk duhet te merrni vendime te nxituara te cilat do ua prishin ekuilibrin.

Gaforrja

Pas një kohe te turbullt për jetën ne çift, sot situata do stabilizohet. Jupiteri do iu nxite te tregoheni me te kuptueshëm dhe t’i pranoni gabimet qe keni bere. Beqaret do kërkojnë gjate gjithë kohës, por nuk do arrijnë dot te krijojnë lidhjen qe kane ëndërruar. Me financat duhet te bëni shume kujdes sepse gabimi me i vogël mund t’iu çoje ne humnere.

Luani

Neptuni do jete i pozicionuar keq sot ne jetën tuaj sentimentale. Nuk pritet te ndodhe ndonjë gjë skandaloze megjithatë kujdes me çdo veprim qe do bëni. Beqaret nuk duhet te mendojnë te krijojnë një lidhje me te parin qe do iu dale përpara sepse kjo nuk do jete zgjidhja e duhur. Ka ardhur koha te merreni seriozisht me sektorin financave. Mos lejoni qe situata te përkeqësohet.

Virgjeresha

Merkuri do jete planeti qe do influencoje me shume sektorin e dashurisë. Bashkëpunimi do përforcohet dhe komunikimi do jete akoma me i mire. Beqaret edhe pse do jene te papërgatitur, do kenë një takim impresionues dhe drithërues. Ekuilibri buxhetor do jete i qëndrueshëm. Ruajeni sa te mundni këtë situate dhe shpenzoni me maturi.

Peshorja

Dite harmonike kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë do shkoje me se miri dhe nuk do keni aspak debate me njeri-tjetrin. Beqaret nga ana tjetër do jene me te privilegjuarit. Do kenë me tepër besim tek vetja dhe nuk do ngurrojnë te marrin vendime me rëndësi. Financat me ne fund do jene te qëndrueshme dhe ju do ndiheni me te qete për këtë fakt.

Akrepi

Mungese komunikimi, tension dhe konflikte. Dita e sotme nuk do jete aspak e mire për te dashuruarit kështu qe bëni kujdes. Do ishte mire te qëndronit pak larg njeri-tjetrit dhe te reflektonit me kujdes. Beqaret nuk do kenë takimet qe kane pritur, por kjo nuk do te thotë qe te bien ne dëshpërim. Ne planin financiar vazhdoni te tregoheni te matur me shpenzimet.

Shigjetari

Do i zgjidhni mosmarrëveshjet qe keni ne çift gjate kësaj dite dhe do ndiheni me te qete. Disa do mendojnë te bëjnë diçka ndryshe për te rikthyer pasionin. Beqaret nuk duhet te ëndërrojnë gjera te pamundura dhe duhet te tregohen me realiste. Jupiteri do iu sjelle fat ne planin financiar, megjithatë nuk duhet te nxitoni te bëni shpenzime te pamenduara.

Bricjapi

Fale mjedisit te ngrohte yjor, çdo gjë do shkoje me se miri sot ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah. Nëse keni kohe qe jeni bashke mund te mendoni t’i çoni gjerat me tej. Beqaret do kenë mundësi te fillojnë veçse histori dashurie pasionante, por afatshkurtra. Sektori i financave nuk do ndikohet aspak nga planetët. Gjithçka do jete ne dorën tuaj.

Ujori

Sot do i sqaroni te gjitha keqkuptimet qe keni pasur ne çift dhe do ndiheni me te qete. Pak nga pak edhe bashkëpunimi do përforcohet. Beqaret do jene sensuale dhe shamate. Mos i refuzoni personat qe do iu vijnë pranë sepse disa prej tyre do ia vlejnë vërtet. Ne planin financiar rekomandohet me tepër maturi. Studiojeni mire terrenin para se te bëni shpenzime.

Peshqit

Ne planin sentimentale do iu mungoje realizmi gjate kësaj dite. Do t’i kërkoni partneri gjera qe ai nuk mund t’i arrije dhe do mërziteni. Mos e teproni me kërkesat nëse nuk dini qe ai te lodhet me ju. Dite konfuze për beqaret. Here do dëshironi te krijoni një lidhje dhe here do stepeni. Qartësohuni njëherë me veten. Financat nuk do jene shume te këqija, por duhet te ruani ekuilibrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button