Taleskin do ta gjykojë gjykatësja “swarovski”

Gjykata Penale e miratoi aktakuzën për rastin “Transporter” që e ka hapur Prokuroria Speciale Publike (PSP) kundër 21 personave, mes të cilëve është edhe kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, njofton Portalb.mk.

Lënda është dërguar te gjykatësja Lidija Petrovska, emri i së cilës u përmend në bisedat e përgjuara që i publikoi opozita e atëhershme. Në opinion e njohur si gjykatëse “swarovski” sepse sipas bisedave, për avancimin e saj i ka blerë stoli kryetares së Gjykatës Supreme, Lidija Nedellkova.

Petrovska është gjykatëse edhe në rastin “Fortesa 2”, që gjithashtu e ka hapur PSP-ja për falsifikim të dokumenteve me të cilat u mbulua heqja e pajisjes.

Termini për mbajtjen e debatit kryesor akoma nuk është caktuar. Taleski akuzohet për mashtrim me udhëtimin publik të nxënësve të Manastirit.

Ja biseda ku u përmend gjykatësja Petrovska nga kolegia e saj Sofija Laliçiq e cila ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov i shpjegonte se si Petrovska i ka dhënë stoli prej swarovski kryetarës së Gjykatës Penale, Lidija Nedellkova.

Gjykatësja Petrovska i ka kthyer dëshmitë në PSP dhe kërkoj dokument shtesë për deklasifikimin e një pjesë të dëshmive në lëndën me akuzimin kundër 7 pjesëtarëve të DSK-së të akuzuar për falsifikimin gjegjësisht për heqjen e dokumentacionit në lidhje me përgjimet jolegale.

 

LEXO: PSP ngre akuzë ndaj kreut të Manastirit, Vlladimir Taleskit

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button