Borisov-Zaev: Së bashku do të festojmë Ilindenin

Maqedonia kërkon nga Bullgaria që t’i ndihmojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, si vend i cili në periudhën e ardhshme do të jetë udhëheqëse me BE-në, ndërkaq Bullgaria i premtoi se do të kujdeset për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, njofton Poratlb.mk.

Kjo është një pjesë e porosive që i kanë dërguar kryeministrat, Zaev dhe Borisov, pas takimit të sotëm në Sofje.

Kryeministrat e Maqdonisë dhe Bullgarisë, gjatë takimit të sotëm gjithashtu shprehën gatishmëri që historitë të mosi ndajnë dy popujt, por t’i bashkojnë.

Zaev kërkoi që t’i ndihmojë vendit dhe t’ia transmetojë përvojën e tij në realizimin e projekteve dhe reformave që duhet të plotësohen dhe e ftoi Borisovin që të vijë në Maqedoni në Ilinden për festë. Atëherë, ashtu siç tha Zaev, do të nënshkruhet edhe marrëveshja për fqinjësi të mirë.

Borisov porositi se Maqedonia ka mundësi të njëjtë historike që t’i bëjë të ndihen mirë në rrugën drejt BE-së. Ai paralajmëroi se do të diskutojë edhe me kolegët e tij në Bruksel për përfshirjen e Ballkanit në BE.

“Ne jemi për Maqedoni të vetme dhe për anëtarësimin e saj në NATO dhe BE”, tha Borisov.

LEXO: Rrugë në Sofje dhe Shkup do të emërohen me emrat e ish presidentëve të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Trajkovski dhe Zhelev

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button