Carovska: Pensionet do të përshtaten dy herë në vit, do të rritet ndihma sociale

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, në takim me organizatën komunale të LSDM-së në Qendër, porositi se LSDM si pjesë e Qeverisë do të gjejë mënyrë që pensionet t’i bëjë të qëndrueshme, por edhe dy herë në vit ata do të përshtaten me harxhimet për jetë, njofton Portalb.mk.

Sipas Carovskës, në plan është që edhe ndihma sociale të rritet, por ajo do të ndodh vitin e ardhshëm.

“Në vitin 2018, fillimisht do të rritet ndihma sociale në para në pajtueshmëri me linjat e varfërisë. Ndihma sociale për familje katër anëtarësh do të duhet të jetë 12.000 denarë, me atë që ata do të pranojnë asi lloj të ndihmës sociale në para, që do të duhet që të aktivizohen në tregun e punës dhe të punojnë”, thotë ministrja.

Në lidhje me personat me pengesa, të cilët sot janë me tenda përpara Kuvendit, Carovska thotë se parasheh zgjidhje të një pjese të kërkesave të tyre.

“Ne nuk mundemi menjëherë që të gjitha problemet t’i zgjidhim, por ne kemi pesë pika nga kërkesat e tyre të cilat me ndryshim urgjent të ligjit, mund t’i tejkalojmë. Për shembull, jemi për atë që prindërit e atyre personave të kenë të drejtë që të fillojnë me punë edhe pas 26 vjetëve dhe të përfitojnë shtesë për kujdes të huaj pa regjistrim prej 21.000 denarë”, thotë ministrja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button