Saraçini: Së shpejti Ministria e Kulturës do të informojë në gjuhën shqipe

Këshilltari i veçantë i Ministrisë së Kulturës, Petrit Saraçini i pyetur nga Portalb në lidhje me uebfaqen e fejsbukut të kësaj Ministrie në gjuhën shqipe, tha se mirëmbahet nga ai dhe se paralajmëroi se një gjë e tillë do të ndodh edhe me faqen zyrtare të internetit  të kësaj ministrie.

“Faqen në fejsbuk në gjuhën shqipe e kemi hapur ne dhe e mirëmbaj un. Për herë të parë Ministria e Kulturës ka hapur kanal për komunikimin në këtë rrjet në gjuhën shqipe. Kumtesat për momentin nuk janë në gjuhën shqipe por së shpejti do të fillojnë të jenë edhe në shqip. Jemi me vonesë për shkak se në sektorin për marrëdhënie me publikun ende nuk kemi të punësuar shqiptar”, tha Saraçini.

Saraçini gjithashtu njoftoi se një gjë e tillë pritet të ndodh edhe me faqen zyrtare, por fillimisht ajo do të ndryshojë model.

“Do të ndryshohet fillimisht teknologjia e sajtit e më pas edhe vendosja e gjuhëve, për shkak se kultura nënkupton edhe komunikimin në shumë gjuhë. Së shpejti do të jetë edhe në gjuhën shqipe, ngaqë më herët as në anglisht nuk ka qenë”, tha Saraçini.

I pyetur se me punësim të një shqiptari në sektorin për marrëdhënie me publikun a mund të priten edhe punësime tjera të shqiptarëve në këtë resor, ai u shpreh se “nuk e di se pse duhet të përcaktojmë gjërat kështu, ashtu edhe siç e kemi njoftuar nga kabineti i vjetër kemi në trashëgimi 160 të punësuar ku shohim se numri i të punësuarve është rritur tre fish”.

Kujtojmë se Petrit Saraçini është këshilltar i minisrit të Kulturës, Robert Allagjozovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button