Për shkak të një gabimi në projektim, autostrada Ohër-Kërçovë do të kushtojë 100 milion euro shtesë

Ndërtimi i autostradës Ohër – Kërçovë është ndërprerë për shkak të një gabimi gjatë ndërtimit në autostradë. Kompania kineze “Sinohidro” e cila e ndërton autostradën për një kohë e ka ndërprerë punën. Këtë e deklaroi shërbimi informativ qeveritar pas takimit të kryeministrit Zoran Zaev me ambasadoren e Kinës në Maqedoni, Lil Lisjen, njofton Portalb.mk.

Një numër i madh i problemeve të cilat u paraqitën në ndërtimin e autostradës Ohër –Kërçovë do të rezultojnë me harxhime shtesë me vlerë prej 100 milion eurove, shkruan Dojçe Vele.

Problem më të madh është konfirmuar në projektimin e pjerrtësive të autostradës të cilat janë vlerësuar si “jostabile” edhe atë në katër pjesë të autostradës. Nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore që është ana e marrëveshjes në projektin me kompaninë kineze “Sinohidro” pranojnë se në projekt janë konstatuar më shumë gabime, por thonë, ata janë riparuar në procesin e realizimit.

Në ndërkohë punët ndërtimore në të cilat ishin angazhuar më shumë nënkontraktorë dhe rreth 1500 të punësuar janë ndalur.

Projekt kontrovers

Nëse vlerësimet e harxhimeve shtesë prej 100 milion eurove do të tregohen si të sakta, ky çmim në mënyrë dramatike do ta risë çmimin e autostradës Ohër –Kërçovë, i cili edhe ashtu konsiderohej si i lartë.

Edhe përkundër vlerësimeve të Agjencisë së rrugëve se ky projekt do të duhej të kushtonte 270 milion euro, qeveria e atëhershme e VMRO-DPMNE-së nënshkroi marrëveshje me kompaninë kineze me vlerë prej 373 milion eurove.

Ndërtimi i autostradave u tematizua edhe në të ashtuquajturat “bomat” e opozitës së atëhershme LSDM-së e cila konfirmonte se ish kryeministri Nikollla Gruevski për projektin nga kompania kineze “Sinohidro” ka kërkuar provizion prej 25 milionë eurove. Prej kur ministrat në qeverinë e Gruevskit refuzuan ta nënshkruajnë tenderin me “Sinohidro” marrëveshja u mbyll përmes ligjit në Kuvend me 25 dhjetor të vitit 2013.

Gjithsej, të dy projektet për ndërtimin e pjesëve ishin me vlerë prej 579 milionë euro, ose mbi 5 milionë euro për kilometër. Pjesa Milladinovci- Shtip është me gjatësi prej 47 kilometra, ndërsa Ohër- Kërçovë është me gjatësi prej 57 kilometrave.

Shkaktarë të projektit janë kompanitë maqedonase “Granit” dhe “Transmet” të Sead Koçanit. Punët e ndërtimtarisë në autostradën Ohër- Kërçovë filluan në fund të vitit 2014-të.

Në faqen e internetit të ndërmarrjes kineze “Sinohidro”, kohës së fundit ekzistonin të dhëna se pjesa Milladinovci- Shtip do të kushtojë 30 milion dollarë, ndërsa Kërçovë-Ohër rreth 56 milion dollarë. Por, prej kur kjo informatë arriti në mediat maqedonase këta të dhëna u fshinë nga faqja e internetit të kompanisë kineze.

LEXO: Bomba 14: Si Gruevski ujdis tenderë për përfitime personale milionëshe (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button