Një i burgosur në “Idrizovë” është përpjekur ta ngufat shokun e dhomës me kabllo telefoni

Një i burgosur në burgun e Idrizovës, mbrëmë është përpjekur që ta ngufat shokun e dhomës, me të cilin e kanë ndarë qelinë, me kabllo telefoni. Rrahja ka ndodhur rreth orës 22, por për shkak të reagimit të shpejtë të disa të burgosurve të tjerë, të cilët kanë qenë në të njëjtën dhomë të burgut dhe shërbimit të burgut, është parandaluar tragjedia, njofton Portalb.mk.

Për rastin në fjalë kanë njoftuar të burgosurit, ndërkaq javorja “Fokus” ka biseduar edhe me drejtorin e burgut, Zhivko Pejkovski, i cili tha se i burgosuri i sulmuar është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ka ndodhur rrahje, dhe sipas rrëfimeve njëri është përpjekur që ta ngufat tjetrin me kabllo telefoni, i cili më parë e ka këputur nga foltorja. Për shkak të reagimit të shpejtë, i burgosuri nuk është lënduar. E kemi paraqitur rastin në MPB, tani ata duhet të zbulojnë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur, pasi që tani të dy të burgosurit thonë se gjithçka ka qenë lojë, dhe nuk kanë pasur për qëllim që të lëndohen”, thotë Pejkovski.

Drejtori thekson se bëhet fjalë për të burgosur të cilët gjatë kohë janë në burg dhe disa herë janë dënuar për vepra të rënda penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button