Çdo ditë 19 fëmijë të moshës nën 17-vjeçare plagosen ose vriten në SHBA

Sipas një raporti të publikuar në SHBA, çdo ditë të paktën 19 fëmijë të moshës nën 17-vjeçare plagosen ose vriten në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e publikuar nga Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve dhe që përfshin periudhën e viteve 2002-2014 bëhet e ditur se në SHBA çdo ditë vriten ose plagosen me armë të paktën 19 fëmijë të moshës nën 17-vjeçare.

Në këtë raport ku përfshihen edhe vetëvrasjet me armë, bëhet e ditur se për një vit rreth 300 mijë fëmijë humbin jetën dhe që rreth 6 mijë të rinj plagosen nga të shtënat me armë.

Në raport bëhet e ditur se numri i vrasjeve të cilat në vitin 2007 ka qenë 1038, në vitin 2014 ka rënë në 699, kurse numri i vetëvrasjeve me armë, i cili në vitin 2007 ka qenë 325, në vitin 2014 është ngritur në 532.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button