Zbulohet gjinia e binjakëve të Beyonce

Ardhja në jetë e binjakëve të Beyonce dhe Jay Z ditët e fundit është kthyer në një mister të vërtetë. Në fillim u tha se këngëtarja e famshme do t’i lindi binjakët në shtëpi, më pas u aludua se ata kanë lindur para një jave në një spital në Los Angelos.

Edhe pse data e saktë e ardhjes në jetë të fëmijëve të çiftit të famshëm ende nuk dihet, ajo që mesa duket është zbuluar me saktësi është seksi që kanë dy vogëlushët. Sipas Us Weekly Beyonce ka sjellë në jetë një djalë dhe një vajzë, duke bërë që Blue Ivy të ketë tashmë një motër dhe një vëlla më të vogël, shkruan Bordo.al.

Sipas mediavë te huaja pak ditë më parë në spitalin e Los Angeles ku mendohet të ketë lindur Beyonce, është parë një grua teksa mbante në dorë dy tullumbace, një në ngjyrë blu dhe tjetri në ngjyrë rozë, gjithashtu në pusullën e luleve që zonja mbante në dorë, ishin inicialet B & J (Beyonce dhe Jay Z)…

Capture-5

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button