Thirrjen e parë Nuhiu e caktoi për 29 qershor

Trajneri i skuadrës bardhekaltër, Ardian Nuhiu sot ka bërë të ditur se grumbullimi i parë i ekipit të Shkupit do të bëhet me 29 qershor, për të filluar tri ditët e para me stërvitje të lehta e pastaj nga dita në ditë për të shtuar intensitetin e përgatitjeve.

Edhe pse një numër i futbollistëve tani më janë larguar nga ekipi, Nuhiu ka thënë se klubi është në bisedime për futbollist të cilët deri më tani janë të dëshmuar dhe se do të plotësohen të gjitha mungesat ku ka pasë klubi, por njëkohësisht edhe do të plotësojë vendet boshe nga ata që janë larguar.

FC Shkupi fillimisht do të stërvitet në Shkup për dy javë, që më pas diku rreth 17 korrikut të kalojë në Ohër ose Mavrovë, ku edhe do të organizohet përgatitjet bazike si dhe do të organizohen ndeshje kontrolluese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button