Vardari me Malmon, Kukësi ndaj Sheriff Tiraspolit, Trepça me Vikngurin

Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës ka vendosur përballë skuadrës së Vardarit të Shkupit ekipin e Malmos nga Suedia.

Kampioni i Maqedonisë do të ketë detyrë kushtimisht thënë më të lehtë, pasi që u iku përballjeve me ekipet si Selltiku, Maribori, Legija, Rozenborgu dhe Hafnafjordur. Ndeshjet e para kampioni i Maqedonisë do ti luajë me 11/12 korrik, ndërsa ndeshjet kthyese do të luhen me 18/19 korrik.

Ndërkohë kampioni i Shqipërisë, ekipi i Kukësit në raundin e dytë eliminator do të përballet me moldavët e Sheriff Tiraspolit, që kanë një përvojë jo të vogël në arenën ndërkombëtare.

Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës ka vendosur përballë klubit nga Mitrovica Trepça ’89 që udhëhiqet nga trajneri shkupjan Zekirija Ramadani ekipin Vikingur të Ishujve Faroe. Kjo është hera e parë që klubet kosovare garojnë në garat e UEFA-s. Trepça do t’i zhvillojë ndeshjet me sistemin vajtje-ardhje më 27-28 qershor dhe 4-5 korrik, ndërsa Kukësi më 11-12 korrik dhe 18-19 korrik. /Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button