fbpx

Nuk ka as “f” nga fabrika që nga mbeturinat e Drisllës duhej të prodhohet rrymë

Ende nuk ka asgjë nga  ndërtimi i fabrikës në Drislla, e cila nga mbeturinat do të prodhonte rrymë, ndërkaq duhej të jetë gati në vitin2018. Në fakt, aktivitetet investuese të kompanisë italiane “FCL Ambiente”, e cila në vitin 2013 e fitoi tenderin ndërkombëtar për pastrimin e deponisë Drislla, duhej që të rrumbullakoheshin me ndërtimin e kësaj fabrike, e cila duhej të jetë gati për pesë vjet, njofton Portalb.mk.

Në Drislla nuk ka as furrë të re për shkatërrimin e mbetjeve medicinale, nuk ka as fabrikë për shkatërrimin e mbetjeve industriale, që  ishte edhe pretim i koncesionerit të ri për përpunimin e mbeturinave.

Drejtori i Drisllas, Goran Angellov, në një deklaratë ka thënë se mbeturinat trajtohet në mënyrë të njëjtë, ashtu siç janë trajtuar edhe përpara se ta marrë në duar koncesioneri i ri.

Në korniza të modernizimit, në deponi tanimë do të duhej që të fillonte edhe seleksionimi i letrës, qelqit, plastikës dhe metalit nga mbeturinat komunale.

Hulumtimi i BIRN-it tregon se “FCL Ambiente” nuk ka pasur kurrfarë përvoje në këtë fushë dhe është formuar vetëm disa ditë përpara skadimit të afatit për dorëzimin e ofertave për tender.

Edhe përskaj mungesës së përvojës, kjo kompani u zgjodh atëherë, në vend të ndërmarrjeve me përvojë dhe me emër botëror, ajo e Gjermanisë “Sholc AG” dhe ajo e Austrisë “ASA International”. Pasi që e kanë humbur tenderin, ata paralajmëruan padi për “FCL Ambiente”/

Sot edhe PLD akuzoi se kjo kompani e huaj, edhe pse ka premtuar investime prej 72 milionë eurove, deri më tani nuk ka investuar as një euro.

LEXO: PLD: Nga 72 milionë eurot e premtuara për deponinë Drislla, nuk është investuar asnjë

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close