Ja biografia e drejtorit të ri të Policisë Sekrete, Goran Nikollovski

Ministria e Punëve të Brendshme, në ueb-faqen e saj zyrtare e ka publikuar biografinë e drejtorit të ri të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Goran Nikollovski, njofton Portalb.mk.

Sipas biografisë, Nikollovski, ka lindur më 24.10.1967 në Shkup. Ka diplomuar në vitin 1991 në Fakultetin për Siguri në Shkup.

Karriera profesionale:

  • 1992-1997 – punëtor operativ në DSK
  • 1997-1998 – kryeshef në Sektor në DSK
  • 1998-1999 – inspektor kryesor në DSK
  • 1999-2001 – inspektor kryesor në Kundërzbulim në DSK
  • 2001-2013 – kryeshef në Sektorin Kundër Terrorizmit
  • 2013-2015 – kryeshef në Departamentin për Kundëzbulim
  • 2015-2017 – Ndihmës drejtor për Kundërzbulim

Sipas biografisë, Nikollovski, ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe trajnime në fushën kundër terrorizmit dhe kundërzbulimit, në vend dhe jashtë vendit. E njeh shkëlqyeshëm gjuhën angleze.

Nikollovski ka qenë nxënës i ish shefit të Policisë Sekrete (DSK), Zoran Verushevski.

Qeveria  e re Nikollovskit në këtë pozitë e emëroi më 16 qershor, duke e shkarkuar drejtorin Vlladimir Atanasovski, i cili u vu në pozitë pasi ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, dha dorëheqje si rezultat i përgjimeve masive apo aferën e “bombave” të LSDM-së.

LEXO: Ja biografia e drejtorit të BSP-së, Llazo Vellkovski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button