Zaev takoi përfaqësuesit e sindikatit të ndotësit Jugohrom, ja çfarë kumton Qeveria për problemin

Në tentim për të gjetur zgjidhje të problemit disa mujor me fabrikën e Jugohromit e cila ndot Tetovën dhe rrethinën e që është e mbyllur sepse nuk ka filtra, përfaqësuesit e sindikatit sot u takuan me kryeministrin e rij Zoran Zaev, njofton Tv 21.

“Kryeministri na tha se ka një plan për Jugohromin. Atë do ta realizojë. Fillimisht ai deshi që ta realizojë një takim me sindikatën e Jugohromit ndërsa vendimin final do e merr pas takimit me pronarin e kompanisë, e cila do të ndodhë ditëve në vijim”, u shpreh Svetisllav, Spaskovski, Sindikata e Jugohromit.

Nga kabineti qeveritar u shprehen nëpërmes një kumtese. Në të thuhet se zgjedhje për këtë problem ka vetëm nëse ka vullnet nga të gjitha palët e prekura. Problemi duhet të zgjidhet në mënyrë institucionale.

“Bëhet fjalë për sigurimin e pagave për 1.200 persona. Por gjithashtu është edhe në interest ë shoqërisë që ky institucion I vetëm  kapacitet industrial në rajonin e Tetovës të funkcionojë. Me këtë do të ketë përfitim, nëse punon mirë, do të ketë mundësi për paga më të larta të të punesuarve si dhe për punësime të reja, dhe kjo do të kontribojë për zhvillimin e ekonomisë gjë në të cilën ne jemi shumë të përkushtuar. Por është e rëndësishme për shëndetin e të punësuarve dhe të gjithë shoqërisë që të përmbushen edhe standardet ekologjike”, tha Kryeministri Zoran Zaev, gjatë takimit me përfaqësuesit e sindikatës.

Për çështjen e Jugohromit, fabrikë e cila pasi u mbyll u pastrua ajri në Tetovë, lexo më shumë në këtë link.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button