Të paktën 57 persona e humbën jetën në një zjarr pyjor në Portugali

Të paktën 57 persona e humbën jetën , ndërsa 59 janë lënduar në zjarrin e madh pyjor, i cili shpërtheu në pjesën qendrore të Portugalisë, në Pedrogau Grande, njoftuan autoritetet portugeze.

Pjesa më e madhe e viktimave kanë vdekur gjatë tentimit nga rajoni i rrezikuar të largohen me automobila.

Rreth 600 zjarrfikës dhe 160 automjetet zjarrfikëse prej dje pasdite tentojnë ta vendin nën kontroll stihinë e zjarrit e cila po zgjerohet në disa fronte.

Zjarri u kanoset disa lagjeve në këtë rajon. Zjarri ka shpërthyer në afërsi të Pedrogau Grande, në rreth 200 kilometra nga kryeqyteti Lisbonë, rreth orës 15 sipas kohës lokale (ora 14 sipas Griniçit).

Temperaturat në disa rajone në Portugali u rritën mbi 40 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button