Albana Kukli, një shqiptare vajzë-gjarpër (VIDEO)

Në festat e fundvitit në Gjermani, vite me radhë, per turistët nga mbarë bota janë zhvillohen një serë aktivitetesh kulturore, përcjellë me një serë programesh artistike dhe shfaqje të ndryshme akrobacirash, cirku.

Pjesë e këtyre programeve dhe shfaqjeve të larmishme nga më të mirat tradicionalisht është dhe Albana Kukli, e cila ka shkleqyer në sallat para publikut gjerman e njohur tashme si “Alba-vajza gjarpër” ose vajza “me trup elastiku”, siç identifikohet shqiptarja e famshme me qëndrim në Gjermani.

“Në çdo paraqitje para publikut botëror qoftë në SHBA, Kinë, Japoni, Dubai, Francë, Itali apo ketu ne Gjermani, jam prezentuar me flamurin tone dhe si shqiptare nga Tirana” ka deklaruar Albana Kukli për mediat shqiptare. Më poshtë keni performancën e saj më të njohur.

Ajo në Gjermani ka specializuar në gjininë sportive të Kontorsionit, sportit ky ndoshta pak i njohur ndër ne, dhe sot ajo mban titullin ‘Akrobate Plastike’ me renome ndërkombëtare. ALBA, është emri i saj artistik.

“Pas mbarimit të gjimnazit, në Shqipëri kam punuar për shatë vite rresht si akrobate profesioniste në cirkun shtetëror të Tiranës. Prindërit, sidomos babai ka vërejtur që kur isha e vogël se unë e doja këtë profesion. Dhe kështu ndanjëherë talenti, aftësia dhe dashuria në një zanat të bënë që të zgjedhësh profesionin e jetës, nëse mund të them kështu. Dhe pas katër vitesh në shkollën e cirkut në Tiranë fillova punën të punoja në cirkun shtetëror të Tiranës”, thotë Albana Kukli e cila që nga viti 2001 jeton dhe vepron në Gjermani.

Lajme të ngjashme

Back to top button