Aksident trafiku në Tetovë, humb jetën i riu

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tetovë, në bulevardin “Marshall Tito” në afërsi të mbikalimit hekurudhor.

Sipas zëdhënësit të policisë në Tetovë, tetovari 26 vjeçar me inicialet E.A, ka humbur kontrollin me motoçikletën e tij dhe ka goditur mbrojtësen metalike të rrugës në afërsi të Monopolit. Nga goditja e fuqishme ai mori lëndime të rënda në trup dhe në kokë. Menjëherë u dërgua në Spitalin Klinik të Tetovës, por mjekët nuk mundën të bënin asgjë, përveçse të konstatonin vdekjen e tij, përcjell Alsat M. 

I riu ishte djali i vetëm i familjes dhe prind i një vajzë një të mitur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button