Arabia Saudite ka përgatitur një listë të ankesave për Katarin

Al-Jubeir pas takimit me kryediplomatin britanik, Boris Johnson, në Londër para gazetarëve ka deklaruar se është përpiluar një listë me ankesa.

Ministri i Punëve të Jashtme i Arabisë Saudite, Adel bin Ahmed Al-Jubeir, ka deklaruar se është përpiluar një listë e ankesave në lidhje me Katarin, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave saudite, Al-Jubeir pas takimit me kryediplomatin britanik, Boris Johnson, në Londër para gazetarëve ka deklaruar se është përpiluar një listë me ankesa.

Ai gjithashtu theksoi se së shpejti do ti prezantohet opinionit lista e lartpërmendur, pa dhënë më shumë detaje.

Ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) në Uashington, Yousef Al Otaibi, më parë pati deklaruar se së shpejti Ushaingtonit do t’ua përcjellë listën e kërkesave në lidhje me Katarin.

Ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani tha se vendi i tij është i gatshëm që të diskutojë në lidhje me kërkesat e vendeve që kanë shkëputur lidhjet me Dohan, duke shtuar se atyre zyrtarisht ende nuk u kanë arritur kurrfarë kërkesash.

Arabia Saudite, EBA-të, Egjipti, Bahreini dhe Jemeni më 5 qershor deklaruan ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve diplomatike me Katarin të cilin e akuzojnë për destabilizim të rajonit dhe mbyllën hapësirën ajrore për Katarin, si dhe urdhëruan të gjithë diplomatët e Katarit të lëshojnë vendet në fjalë në afat prej 48 orësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button