Një trajner spanjoll i futbollit për fëmijë nën moshën 11 vjeç largohet nga detyra pas fitores 25:0

Një trajner i ekipit futbollistik spanjoll për fëmijë u pushua nga detyra pasi ekipi i tij ka fituar me rezultat 25:0.

Pasi ekipi i lojtarëve nën 11 vjeç i klubit Seranos B i shkaktoi humbje të rëndë bashkëmoshatarëve nga Benikalap, trajneri u pushua pasi në klub këtë fitore e kanë cilësuar si – sjellje josportive dhe me atë e kanë dënuar trajnerin.

Në Seranos vlerësojnë se në sport nuk guxon të nënçmohet kundërshtari, publikoi El Pais.

“Kundërshtari duhet respektuar dhe kjo është ajo që dëshirojmë ta besojmë dhe promovojmë. Pas ndeshjes sollëm vendim që ta largojmë trajnerin”, kumtoi klubi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button