Qeveria e Maqedonisë e shkarkoi prokurorin skandaloz Zvërlevski

Qeveria e Maqedonisë sonte e miratoi edhe shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski.

Qeveria e shpalli si të paaftë për punën e prokurorit duke theksuar se nuk ka ngritur aktakuza për rastet që është dashur patjetër të veprojë. Ai sipas Qeverisë nuk e ka kryer punën “në kohë, në mënyrë ligjore dhe profesionale”, njofton Portalb.mk.

Përndryshe, të martën Këshilli i Prokurorëve Publik dha mendim pozitiv për kërkesën e Qeverisë për shkarkim të Zvërlevskit. Qeveria, dokumentet me qëndrimin e Këshillit të Prokurorëve duhet t’ia propozojë Kuvendit, i cili sërish duhet të caktojë seancë për shkarkim të Zvërlevskit.

Zvërlevski mund të shkarkohet me votim të 61 deputetëve.

LEXO: Para shkarkimit është Zvërlevski, prokurori që mbështeti politikat e Gruevskit

LEXO: Maqedoni, ja kush e zuri vendin e Mijallkovit në DSK dhe Çavkovit në BSP

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button