Obama zbulon gjininë e binjakëve të Beyonce?!

Eh, është disi e çuditshme që ish-Presidenti i Amerikës, të jetë pikërisht personi që zbulon seksin e binjakëve më të përfolur të momentit. Të gjithë i kanë sytë nga Jay Z dhe Beyonce, por sekreti për gjininë e fëmijëve vazhdon të mbetet ende i tillë, shkruan Bordo.al.

Por, ja që mesa duket Obama nuk e vret shumë mendjen lidhur me këtë, e nuk i kushton rëndësi një detaji të tillë, kur flet për Jay Z, si një njeri me ngjyrë që ka arritur shumë në jetë. “Mendoj se unë dhe z. Carter arrijmë ta kuptojmë njëri-tjetrin. Kush do të na takonte kur ishim më të rinj, nuk do ta besonte që do arrinim kaq shumë në jetë…”, ka thënë ndër të tjera Obama, i cili vazhdon më tutje me ‘bombën’: “Ne jemi të marrosur njësoj pas vajzave tona, edhe pse [Jay Z] do të më mundi në këtë pikë, sapo ato dy fëmijë të vijnë në jetë”… A nuk është mëse e qartë që po flasim për vajza?! Duke qenë se anglishtja ka probleme, kur vjen puna tek gjinia e fjalëve (prandaj shqipja është për t’u krenuar), fansat janë ende në mëdyshje, nëse kemi të bëjmë me atë çfarë dyshohet, apo jo?

Eh, sikur Obama të ishte vetëm një ‘celebrity’, do ta kuptonte që të tilla gjëra, thjesht…nuk thuhen!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button