“Turqia pengoi mundësinë e pushtimit të Katarit”

Zëvendës kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Prof. Dr. Ahmed Er-Rajsuni, tha se me hapat e hedhura nga Turqia në krizën e përjetuar në rajonin e Gjirit është parandaluar mundësia e pushtimit të Katarit.

Prof. Dr. Ahmed Er-Rajsuni për Anadolu Agency (AA) ka folur në lidhje me krizën mes Katarit dhe disa vendeve arabe.

Në thelbin e problemit qëndron moslejimi i zërave të ndryshëm në rajon, ka bërë të ditur Rajsuni duke u shprehur se “Është armiqësor dhe ekstrem vendimi për embargo që Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkaura Arabe (EBA) dhe vendet e tjera kanë vendosur kundër Katarit. Shtetet që kanë vendosur këtë embargo nuk dëshirojnë që të dalë zëri i asnjë opozitari, dëshirojnë t’iu japin fund plotësisht të gjitha veprimeve që janë kritikuese dhe opozitare në rajon”.

Pasi është shprehur se vendet që zbatojnë embargon kanë forcën të kryejnë edhe më shumë sanksione kundër Katarit, Rajsuni ka komentuar se “Ishte mundësia që Katari të pushtohej nga EBA dhe kryesisht nga Arabia Saudite. Turqia eliminoi këtë mundës që në ditën e parë të krizës”.

“Marrëdhëniet historike mes Katarit dhe Turqisë nuk kanë shembull”

“Lidhjet mes Katarit dhe Turqisë janë shumë të forta. Në rast se Katari shpreh dëshirën është e pamundur që Turqia të mos ndihmojë Katarin. Marrëdhënia mes Turqisë dhe Katarit ka edhe një anë shumë të veçantë: Familja Al Sani mbizotëron në vend që nga koha e Osmanëve. Familja Al Sani ndodhej në qeveri në përfaqësim të kalifatit duke u ngarkuar me detyrë nga Osmanët. Marrëdhëniet rrënjësore dhe historike mes Katarit dhe Turqisë nuk kanë shembull”, ka theksuar Rajsuni, duke nënvizuar se Turqia nuk është gjendur pranë vetëm Katarit, por në të njëjtën kohë duke qëndruar përballë shtypësit dhe rrethimit ajo ka qenë përkrah edhe pranë të shtypurve.

Më tej Dr. Rajsuni ka theksuar se pikëpamjen e Turqisë ndaj krizës nuk e lidh vetëm me marrëdhëniet e mira me Katarin dhe ka shtuar se “Arabia Saudite dhe EBA nuk do të mund të marrin vendime politike shumë të shpejta përballë këtij qëndrimi të Turqisë sepse Turqia është një vend i fuqishëm, nuk do të jetë i lehtë qëndrimi përballë saj”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button