Rasti “Brodeci”, baxhanaku i Mijallkovit pjesë e gjykatësve të Strasburgut që refuzojnë ankesën

Avokatët mbrojtës të të akuzuarve të rastit të Brodecit, të njohur si Stuhija Malore, kundërshtojnë vendimin e Gjykatës Evropiane për Liritë dhe të Drejtat e njeriut, e cila ka refuzuar ankesën. Ata vlerësojnë se gjykata ka bërë precedencë sepse ka lejuar që në marrjen e vendimit të bëjë pjesë edhe gjykatësi Jovan Ilievski, i cili ka drejtuar Prokurorinë Publike për krime të organizuara në vendin tonë, në kohën që lënda është gjykuar në Maqedoni, njofton Alsat.

Sipas avokatëve, shkelje është bërë edhe në vendimin e trupit gjykuese, e cila, sipas tyre, merr dy vendime shumë të ndryshme nga njëri tjetri.

Eksperti i të drejtës ndërkombëtare Strasho Angelevski, shprehet se, kjo është një precedencë negativ që do ndikojë keq edhe për lëndët tjera në gjykatat tona dhe atë për mbrojtje të Lirive dhe të drejtave të njeriut në Strasburg. Sipas tij, vendimi është i paqartë.

Përndryshe, në rastin Stuhija Malore që ndodhi në 7 Nëntor të vitit 2007 në fshatin Brodec të malësisë së Sharrit, jetën e humbën shtatë persona, ndërsa dhjetë të tjerë u dënuan me gjithsej 113 vite burg.

LEXO: Baxhanaku i Mijallkovit, Jovan Ilievski është zgjedhur për gjykatës në Strasburg

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button