Sheqerinska – Geret: Bashkëpunimi në mbrojtje në nivel të lartë

Bashkëpunimi në mbrojtje mes Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar realizohet në nivel jashtëzakonisht të lartë dhe të dy vendet do të bëjnë përpjekje shtesë për avancimin e saj, vlerësuan ministrja e Mbrojtjes Radimila Sheqerinska dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoni, Çarls Geret në takimin e sotëm në Ministri.

Ministrja Sheqerinska, informojnë nga MM, në takim foli për planet e Qeverisë së re për intervenimet thelbësore dhe të vërtetat reformuese me qëllim të arritjes së qëllimeve strategjike të vendit – anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

“Ministrja Sheqerinska theksoi se Maqedonia do të jep kontribut në krijimin e ambientit për bashkëpunim më të ngushtë në rajon dhe mbetet e përkushtuar në pjesëmarrjen në misionet ndërkombëtare për mbështetje të paqes të udhëhequra nga NATO, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara”, njoftoi MM.

Në takim, shtohet në kumtesë, u theksua rëndësia e bashkëpunimit rajonal si parakusht për stablitet dhe siguri. Në këtë drejtim ambasadori Geret tha se edhe krahas procesit të daljes nga Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar mbetet pjesë aktive e Evropës dhe aleate e NATO-Aleancës për të cilën rajoni dhe Maqedonia janë të interesit të madh.

Ambasadori Geret shprehi mbështetje të qartë për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë dhe shtoi se duhet të shfrytëzohet ky moment i optimizmit të shprehur dhe entuziazmit të dukshëm në Maqedoni dhe te partnerët.

Bashkëpunimi gjithëpërfshirës në mbrojtje mes të dy vendeve filloi në vitin 1995 dhe përfshin kurse të ndryshme, punëtori dhe seminare nga sfera e ndërtimit të integritetit, lidershipit strategjik, menaxhimin në mbrojtje, edukim ushtarak në Kolegjin mbretëror në Londër dhe institucione tjera të larta arsimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button