Sindikata e Jugohromit do të mbajë takim me Zaevin: Punëtorët të kthehen në punë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i është përgjigjur kërkesës së Sindikatës së Jugohromit, që të mbahet takim punues. Takimi është caktuar për të dielën në ora 14:00, njofton Portalb.mk.

Nga Sindikata kërkojnë që autoritetet të lejojnë që të ndizen furrat, kështu që të gjithë të larguarit nga puna të kthehen në punë.

Rreth 600 tetovarë të punësuar në fabrikë, janë lëshuar nga puna në fillim të vitit kur menaxhmenti kumtoi se më nuk do të mund t’u paguaj rrogë, në kushte kur nuk punon fabrika.

Jugohromi u mbyll në 2 nëntor të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button